Certifikata pronësie për pallatet e braktisura nga ndërtuesit – Lame, në Vlorë: Banorët të bëhen bashkë e të aplikojnë për legalizim
Agjencia shtetërore e Kadastrës vijon procesin e paisjes me certifikata pronësie të pallateve të braktisura nga ndërtuesit.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka qenë këtë fundjave në Vlorë në vijim të këtij procesi.
Gjatë takimit u vu sërish në dukje problematika bazë e këtyre rasteve që kërkon që kush ka një apartament në një pallat të braktisur, duhet të bëhet bashkë me banorët e tjerë për t’i dhënë fund pasigurisë së pronës.
Kjo mundësohet përmes zgjedhjes së një administratori, i cili është ai që ndërmjetëson mes banorëve dhe zyrave të Kadastrës.
Qytetet që e kanë më të theksuar këtë problematike janë Tirana, Durrësi, Vlora dhe Saranda, ndërkohë që Lame siguroi që qytetarët që kanë blerë apartapemnte në pallatet që aktualisht po sekuestrohen për shkelje të lejeve se ata nuk do kenë probleme me certifikatat e pronësisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.