Çfarë duhet bërë nëse bie ashensori?
Për fat të mirë, ashensorët janë të pajisur me shumë sisteme sigurie. Por nëse do të ndodhte që ai të binte, a nuk do të ishte mirë që të kufizonim dëmet?
Kavo që është shkëputur, kabina në rënie të lirë, përplasja finale: është një sekuencë tipike e filmave horror dhe një nga ankthet më të këqija. Në realitet ama është vetëm një hipotezë.
Ashensori është një nga mjetet e transportit më të sigurta në botë (21 herë më shumë se shkallët e lëvizshme) dhe ka një sistem me nivel të lartë sigurie (për shembull nga 6 deri në 12 kavo çeliku) që parandalon rënie fatale.
Por nëse për arsye të paparashikueshme (si tërmet ose një atentat terrorist) ankthi do të materializohen dhe ne të ishim në një situatë të tillë, kur ashensori po bie, çfarë duhet të bëjmë?
BËJ GJËNË E DUHUR. Sipas ekspertit Eliot H. Frank të qendrës së inxhinierisë biomjekësore të “Massachusetts Institute of Technology (Mit)” të Bostonit, të bësh veprimin më instiktiv, domethënë të përkulesh, nuk është e këshillueshme: rrezikon të shkaktosh thyerje të rënda të gjunjve e të shtyllës kurrizore.
Po ashtu duhet eliminuar tentativa për t’u hedhur në momentin e përplasjes si mënyrë për të kompensuar shpejtësinë e rënies. Edhe sikur të jemi të aftë në aspektin sportiv për ta bërë një gjë të tillë, shpjegon eksperti, i vetmi rezultat do të ishte përplasja e kokës me çatinë e ashensorit e dëmtimi i kokës.
TË SHTRIHESH. Strategjia më e mirë e mbijetesës, edhe pse është më pak instiktive, është që të shtrihemi me bark në dyshemenë e ashensorit, duke mbuluar kokën.
Në këtë mënyrë, forca e përplasjes (proporcionalisht me peshën dhe shpejtësinë) do të shpërndahej në të gjithë trupin, duke ulur kështu rrezikun e frakturave e dëmtimeve të brendshme.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.