Çfarë është “trishtimi i festave”?!
Sa herë mund të keni pyetur veten: Kush e ka thënë që festat sjellin vetëm alegri dhe lumturi?” “Si është e mundur vitrinat e dyqaneve apo dritat vezulluese nëpër rrugë të na bëjnë melankolikë, të mendueshëm dhe nganjëherë të trishtuar?
Festat janë për familjen në të cilën festohen dashuritë, përkujdesja, ndahen gëzimet dhe shpresat për të ardhmen. Por jo gjithnjë në familjet tona përkujdesjet janë të afërta! Disa herë kemi mosmarrëveshje me ta, e nganjëherë ndjehemi sikur nuk kemi askënd më të cilin të bashkë-ndajmë këto momente të gëzueshme.
Këto janë disa prej motiveve për të cilat shfaqet trishtimi apo nostalgjia për të shkuarën.
Fundi i vitit është në mënyrë të pashmangshme një moment bilanci, në të cilin nxjerrim në dukje atë që ka qenë viti që po përfundon.
Cilat ëndrra ose objektiva kemi realizuar, me cilët i kemi ndarë, çfarë nuk kemi konkretizuar, cilat kanë qenë rastet e humbura, çfarë mund të kishim bërë më shumë dhe nuk e kemi bërë. Dhe në bazë të këtyre vlerësimeve do të provojmë një ndjenjë pak a shumë pozitive ose negative.
Periudha e festave karakterizohet ndër të tjera nga një moment pauze nga normaliteti i përditshëm. Probleme apo vështirësi që deri në ato momente dukshëm i kemi menaxhuar ose injoruar shfaqen në mënyrë të papritur në vëmendjen tonë.
Momentet që i duhet kushtuar pushimit apo aktiviteteve të pëlqyeshme, bëhen edhe momente reflektimi.
Ndërprerja e aktiviteteve normale të punës i lë vendin mundësisë për të parë brenda vetes, për të ndjerë realisht emocione që shpesh i kemi vënë mënjanë për shkak të ritmit të lartë me të cilit jetojmë. Dhe kështu lindin frustrimet, dhimbjet, vuajtjet për atë që nuk është më, për një marrëdhënie që ka përfunduar keq, ose për një objektiv të paarritur.
Është e rëndësishme që të përballohen në mënyrën e duhur për të mos rënë viktima e për të shkatërruar këto momente që mund të jenë krejt ndryshe, pra pozitive dhe të lumtura.
Si ta përballojmë?
-Ndalu për të reflektuar mbi mendimet e lidhura mbi emocionet;
-Vlerëso në mënyrë të arsyeshme situatën tënde dhe pritshmëritë e tua;
-Ndaji përjetimet me persona që i do;
-Bëj diçka për të tjerët dhe mendo për ata që janë më keq se ty;
-Përdore trishtimin si mundësi.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.