Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë sot me 88.8 lekë dhe është shitur me 90 lekë sipas kursit të këmbimit lokal pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga dita e djeshme.
Monedha europiane është blerë sot me 99 lekë dhe është shitur me 99.7 lekë duke ruajtur edhe ajo relativisht po të njëjtat kuota sikurse edhe një ditë më parë.
Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës nga dita e hënë teksa vijon sot të blihet me 105 lekë dhe të shitet me 106 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik ka pasur një rritje të vlerës nga dje teksa është blerë sot me 117.3 lekë dhe është shitur me 118.4 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.