Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pas rënies së vazhdueshme gjatë këtyre dy ditëve duke u blerë sot me 88.5 lekë dhe duke u shitur me 89.5 lekë.
Monedha europiane sipas kursit të këmbimit lokal është blerë sot me 98.6 lekë dhe është shitur me 99.3 lekë duke regjistruar rënie nga një ditë më parë.
Franga zvicerane ka shënuar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 104 lekë dhe është shitur me 105 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik është blerë sot me 117.8 lekë dhe është shitur me 119 lekë duke u forcuar edhe ai këtë të enjte.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.