Çfarë nuk shkon me tatimin e profesioneve të lira? – Lika: Penalizim për subjektet e reja, tatohen me 23 %
Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat i cili parashikon përfshirjen në skemën e tatim-fitimit të profesioneve të lira gjatë vitit të ardhshëm, ka disa difekte për të cilat profesionistët e lirë kërkojnë që të rishikohen për të mos u kthyer në penalizuese. Në një intervistë për SCAN, Meri Lika, audite ligjore thekson se profesionistët e lirë që sapo nisin një biznes dhe kanë më pak se 3 klientë, detyrohen të paguajnë tatim si të vetëpunësuar. Dhe pikërisht kjo është pika kryesore që sugjerohet të rishikohet në drafitin i cili ende nuk është miratuar.
Sa i takon futjes në skemën e tatimfitimit, profesionistët e lirë e cilësojnë si një iniciativë të drejtë.
Në vitin 2023 në skemën e tatim-fitimit prej 15 për qind do të futen profesionet e lira apo ato që ofrojnë shërbime kundrejt kompanive të tjera dhe që kanë marxhe të larta fitimi. Në total janë evidentuar 42 mijë subjekte, por një pjesë e tyre nuk do të jenë objekt tatimi gjatë vitit të ardhshëm për shkak se ofrojë shërbime utiltare si këpucar, rrobaqepës, berber etj.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.