Çmimet e naftës rriten me 1% – Konflikti në Lindjen e Mesme mund të ndërpresë furnizimin
Kristi Ceta/SCAN
Çmimet e naftës u rritën sërish me 1% të martën, duke zbutur humbjen e sesionit të mëparshëm, mes shqetësimeve për shkak të konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme, të dhënave të sektorit të shërbimeve të SHBA dhe uljes së prodhimit në fushën e naftës Sharara të Libisë.
Kontratat e naftës së papërpunuar Brent fituan 76 cent, ose 1%, në 77,06 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet e naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor të SHBA u rritën me 92 cent, ose 1,26%, në 73,86 dollarë.
Rënia e naftës u kufizua nga shqetësimi në rritje se Irani, një prodhues kryesor i Lindjes së Mesme, mund të hakmerret kundër Izraelit dhe SHBA-së për vrasjen e një lideri të Hamasit në Teheran dhe një sulm izraelit që vrau një komandant të Hezbollahut në Liban, duke çuar potencialisht në një rajon më të gjerë lufte.
Të hënën, të paktën pesë amerikanë u plagosën në një sulm kundër një baze ushtarake në Irak. Nuk ishte e qartë nëse sulmi ishte i lidhur me kërcënimet hakmarrëse.
Nafta ‘u mbështet’ gjithashtu nga të dhënat që tregojnë se aktiviteti i sektorit të shërbimeve në SHBA, konsumatori më i madh në botë i naftës, u rrit duke e krahasuar me nivelet e ulëta në katër vjet në muajin korrik.
Rritja e çmimeve ndodhi gjithashtu mes një rritjeje më të gjerë në tregjet aziatike të kapitalit pasi ato ranë të hënën.
Shqetësimet për prodhimin më të ulët në fushën e naftës Sharara të Libisë me 300,000 fuçi në ditë, nxitën më tej çmimet. Nxjerrja në terren ka rënë me rreth 20% për shkak të protestave.
Këto probleme të prodhimit kanë kompensuar një pjesë të rënies makro të mëparshme në treg, sipas ekspertëve.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.