Çmimet e prodhimit dhe importit rriten ndjeshëm – Rriten edhe kostot e ndërtimit si pasojë e shpenzimeve për energji!
Të dhënat e “Institutit të Statistikave” tregojnë për një rritje të indeksit të çmimeve të prodhimit, të çmimeve të importit si dhe rritje të indeksit të kushtimit në ndërtim për banesa gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Kështu, indeksi i çmimeve të prodhimit regjistron rritje me 17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe një rritje prej 12.5%, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Rritjen më të lartë të çmimeve e regjistron seksioni “Industri Nxjerrëse” me 28.5%, pasuar nga “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 22,4%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Nga ana tjetër, indeksi i çmimeve të prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 15,4%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 26,8%…..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.