Deputetët italianë i “dhurojnë” vetes 5.500 euro – Bonusi për të blerë telefona, tabletë, kufje dhe aksesorë
Një shumë prej 5.500 eurosh, dhuratë për festat e fundvitit, por vetëm për deputetët italianë. Në një kohë që qeveria në Itali merr masat për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve, me 2 miliardë euro të djegur deri tani nga inflacioni, deputetët i dhuruan vetes një bonus për të blerë tablete, telefona celularë, ekrane, kufje dhe kompjuterë. Ky bonus u firmos para pak ditësh në 24 nëntor, një muaj para Krishtlindjeve.
Sipas arsyetimeve për miratimin e këtij bobusi, këto para duhen për domosdoshmërirë individuale dhe përditësimin teknologjik të 400 deputetëve. Në krahasim me legjislaturën paraardhëse, bonusi në fjalë ishte 2.500 euro për deputet ndërsa këtë vit është rritur me 120%. Kjo dhe pse qeveria e re po përballet që në ditën e parë të punës së saj me kufizme drastike dhe apele ndaj qytetarëve për të kursyer.
Ngjitur me autorizimin për dhënien e bonusit, ka dhe një listë për materialet e rimbursueshme nga taksapaguesit: Lap top; Telefona celularë, tabletë dhe aksesorët e duhur; kufje të Apple, monitore etj.
Por përveç shumës së konsiderueshme, kanë ndryshuar rregullat dhe për kancelarinë e parlamentit: stilolapsa, blloqet e shënimeve, zarfat dhe letrat duhet të jenë nga më të shtrenjtat – për hir të cilësisë. Disa deputetë kanë dorëzuar faturat e kolegëve të tyre, duke marrë në dorë shumën e rimbursuar. Nëse në legjislaturën e kaluar parashikoheshin masa për deputetët që nuk merrnin pjesë në të paktën 50% të seancave në sallë, apo që nuk prezantoheshin në votimin e të paktën 80% projektligjesh, aktualisht këto masa nuk janë më të vlefshme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.