Dimri përshkallëzon konkurrencën për gaz – Meteorologët parashikojnë temperatura të acarta
Shërbimet meteorologjike në Europë parashikojnë një dimër të ashpër me temperatura që pritet të shënojnë rekorde të reja. Në këtë situatë Europa dhe Azia janë në konkurencë të hapur për t’u furnizuar me sa më shumë gaz natyror të lëngshëm
Konkurenca midis Europës dhe Azisë për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm pritet të bëhet shumë më agresive së shpejti pasi temperaturat ulen në pjesën më të madhe të rajoneve, dhe dimri duket se do të jetë vecanërisht i ashpër pas një vjeshte të ngrohtë. Paralajmërimi është bërë nga metereologët dhe kompoanitë satelitore duke analizuar ngricat që vijnë nga Arktiku e që do të prekin Europën të paktën në pjesën e parë të muajit dhjetor.
Parashikimi duket i zymtë për Europën, e cila pikërisht falë një vjeshte të ngrohtë arriti të mbushë rezervuarët me gaz natyror. Për momentin, kapaciteti i rezervuarëve të gazit është mesatarisht 94% në të gjithë Europën, ndërsa në Gjermani niveli ka arritur deri në 99%. Por shumë shpejt Europa do të nisë të përdorë rezervat e saj për shkak të motit të ftohtë. Për sa i përket Gjermanisë në vecanti, shërbimi metereologjik në vend parashikon se do të jetë një dimër jashtëzakonisht i ftohtë. Një situatë e ngjashme është dhe në Britaninë e Madhe ku dimri pritet të jetë i ashpër me tmepraturat që do të bien nën nivelin normal të sezonit.
Kontratat e së ardhmes së gazit në Europë janë tashmë me katërfishin e cmimit në krahasim me normalen, duke bërë që industritë dhe familjet në rajon të përballen me kosto shumë të larta të energjisë. Megjithatë, problemi nuk kufizohet vetëm në Europë, por ndihet dhe në shumë vende aziatike që do të konkurojnë me kontinentin e vjetër në tregun ndërkombëtar të gazit natyror të lëngshëm.
Një shembull është ai i Mongolisë, që aktualisht është prekur nga i ftohti polar pasi temperaturat tashmë kanë rënë në -47 gradë Celsius.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.