Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari – Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan duket se ka humbur ndjeshëm pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq është blerë sot me 99.7 lekë dhe është shitur me 100.4 lekë duke vijuar të ruaj relativisht të njëjtat kuota sikurse edhe dje.
Franga zvicerane ka pasur një rritje të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 105.6 lekë dhe është shitur me 106.6 lekë.
Referuar tregut ë brendshëm valutor Paundi britanik blihet sot me 115.5 lekë dhe shitet me 116.5 lekë duke humbur pikë nga një ditë më parë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.