Dobësohet Dollari amerikan – Sa këmbehen valutat kryesore sot?!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë të martë në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me 108.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane blihet sot me 115.6 lekë dhe shitet me 116.2 lekë në raport me një ditë më parë duke mos pësuar lëvizje të konsiderueshme të kuotës.
Franga zvicerane sakaq blihet mëngjesin e sotëm me 116.6 lekë dhe shitet me 117.4 lekë në raport me ditën e hënë e referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës teksa vijon sot të blihet relativisht njësoj sikur dje me 130.2 lekë dhe të shitet me 131.1 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.