Dollari amerikan e mbyll javën negativisht ndërsa Paundi mbetet në ‘podium’!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar sërish rënie nga rikuperimi i në ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 110.6 lekë dhe është shitur me 12.1 lekë.
Monedha europiane vazhdon edhe këtë të premte të shfaqet konstante teksa vijon të ruaj të njëjtat vlera kundrejt monedhës vendase sikurse disa ditë radhazi tashmë duke u blerë edhe sot me 116.5 lekë dhe duk u shitur me 117.1 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Franga zvicerane ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës pasi është blerë mëngjesin e kësaj të premte me 117.4 lekë dhe është shitur me 118.3 lekë në raport me një ditë më parë.
Paundi britanik sakaq ka regjistruar rritje të kuotës pasi në raport me dje është blerë sot me 135 lekë dhe është shitur me 136 lekë referuar tregut të brendshëm valutor teksa e ka mbyllur këtë javë pozitivisht.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.