Dollari realizon fitimet më të mëdha në 1 muaj – Mbështetet nga rritja e shitjeve me pakicë në SHBA dhe nga tensionet gjeopolitike
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë fitimet më të mëdha javore në 1 muaj, për shkak të të dhënave pozitive mbi shitjet me pakicë në SHBA, që kanë rikthyer sërish pritshmëritë se rezerva Federale mund të vijojë me politikën monetare shtrënguese.
Në sesionin e kaluar, ndërkohë, paundi britanik ra ndjeshëm pasi qeveria e re e Rishi Sunak prezantoi planin e uljes së shpenzimeve dhe rritjes së taksave. Një zyrtar i Rezervës Federale deklaroi deklaroi se norma bazë e interesit duhet të rritet deri në 5.25% për të ulur inflacionin, nga 4% që është aktualisht. Për këtë arsye, dollari amerikan ka fituar rreth 1% të vlerës në sesionin e kaluar, përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare.
Investitorët e kanë preferuar dollarin amerikan edhe për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike, pasi Korea e Veriut lëshoi një raketë ndërkontinentale, në një kohë që liderët e Koresë së Jugut, Japonisë, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera janë mbledhur në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1200 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.