Dollari vijon qëndrueshmërinë – Tregjet presin inflacionin në SHBA që publikohet ditën e sotme
Dollari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë, monedha e gjelbër po tregtohet në nivelin më të ulët në 7 muajt e fundit.
Gjatë tregtisë aziatike, ndërkohë, jeni japonez fitoi rreth 0.8% të vlerës përballë dollarit, pas raportimeve se Banka e Japonisë mund të rishikojë politikat monetare gjatë takimit të javës së ardhshme. Të dhënat mbi inflacionin në SHBA do të japin një panoramë më të qartë mbi politikat monetare që do të ndjekë Rezerva Federale në takimin e janarit.
Paundi vijon të tregtohet në rreth 2.217 dollarë, ndërsa euro po tregtohet në rreth 1.076 dollarë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me gjashtë monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 103.
Pritshmëritë se Rezerva Federale mund të jetë drejt fundit të politikës monetare agresive ka ushtruar presion mbi monedhën e gjelbër në fillim të këtij viti.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.