Dollari vijon të forcohet ndërsa monedha europiane humbet sërish pikë!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 110.9 lekë dhe është shitur me 112 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq monedha europiane ka regjistruar rënie të lehtë të kuotës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 116.1 lekë dhe është shitur me 116.8 lekë.
Paundi britanik ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës këtë të mërkurë pasi blihet sot me 133.9 lekë dhe shitet me 135.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane ka fituar pikë teksa shënon rritje në raport me një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 117.2 lekë dhe duke u shitur me 118.1 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.