“Duhet plan kursimi për energjinë elektrike” – Deputetët kërkojnë nga qeveria masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë gjykojnë se masat e ndërmarra deri më tani nga qeveria për të mbrotjur konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike janë të pamjaftueshme. Deputeti socialist Erion Braçe, kërkon që të hartohet një plan kursimi i qartë, dhe kushdo që e konsideron energjinë luks, të paguajë më shumë. Ndërsa kërkon nga Financat që të jenë më konkretë lidhur me paketën antikrizë për familjet në nevojë.
“Qeveria duhet të shpallë një plan kursimi për energjinë elektrike, kush e do për luks energjinë elektrike duhet ta paguajë me çmim tjetër nga sa e paguan pensionisti”, tha Braçe.
Edhe deputeti demokrat Edmond Spaho ka kërkuar më shumë vëmendje në këtë aspekt, pasi sipas tij në periudhën e dimrit mund të kthehet në bumerangë sociale.
Nga 1 Tetori hyn në fuqi vendimi, sipas së cilit, gjitha familjet shqiptare që shpenzojnë mbi tavanin 800 kilovat orë energji elektrike në muaj do ta paguajnë më shtrenjtë faturën.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.