Integrimi europian, kërkohët më shumë prani në institucionet e BE – Edi Rama: Po lobojmë për praninë e ekspertëve tanë në Parlamentin Europian
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë prani të vendeve kandidate në institucionet e Bashkimit Europian.
Pas një takimi të zhvilluar në Bruksel, në komitetin ekonomik e social europian Rama e ka lidhur këtë me rritje të ekspertizës dhe jo thjesht me fondet.
Ai ka folur për një lobim të ngjashëm për prani në Parlamentin Europian.
Pala europiane ka prirjen për të qenë sa më pranë vendeve kandidate tha Oliver Ropke, President i komitetit ekonomik e social Europian.
Ai foli për një forum mes vendeve kandidate dhe anëtare që në tetor të këtij viti.
Për kryeministrin Edi Rama Bashkimi Europian nuk është më ai që ishte më parë. Rama konstaton se tani brukseli është zgjuar.
Në takimin e komitetit ekonomik e social Europian u diskutua krijimi i një komitetoi konsultativ që ka si objektiv tërheqjen e shoqërisë civile në integrimin Europian.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.