Energji nga era, më shumë prodhim në Baltik – Marrëveshja e 7 shteteve parashikon kapacitet 7 herë më shumë deri në 2030
Në përpjekje për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, 8 vende anëtare të BE-së ranë dakord të rrisin deri në vitin 2030, 7 herë kapacitetin për prodhimin e energjisë elektrike nga era në Detin Baltik.
Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Letonia, Lituania, Polonia dhe Suedia, të cilat të gjitha të hapura drejt Detit Baltik, ranë dakord sot në prani të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të rritur në mënyrë drastike prodhimin e energjisë përmes erës.
Kapacitetet e turbinave me erë në Detin Baltik janë aktualisht 2.8 gigavat, dhe pothuajse të gjitha instalimet janë të vendosura në ujërat daneze dhe gjermane. “Ne ndajmë një potencial të madh për erën në det të hapur. Për sa kohë që ne varemi nga karburantet fosile, ne do të jemi të cenueshëm,” tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen.
Danimarka do të rrisë kapacitetin e saj të erës ishullin Bornholm të Detit Baltik nag dy në tre gigavat dhe do ta lidh këët prodhim me rrejtin elektrik të Gjermanisë.
BE synon gjithashtu të reduktoj gazrat serrë me 55% deri në 2030 dhe të jetë neutral ndaj karbonit deri në 2050.
Kriza energjetike po shtohet ndjeshëm në Evropë që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Franca ka mbështetur furnizimin me energji elektrike të Evropës për vite me radhë duke siguruar rreth 15 për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike, por këtë dimër mund të mos prodhojë mjaftueshëm energji bërthamore për të ndihmuar fqinjët evropianë që kërkojnë alternativa ndaj gazit rus dhe madje mund të duhet të rregullojë konsumin e energjisë elektrike për të përmbushur nevojat.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.