Rregulla të reja për drejtuesit e automjeteve - Në fuqi nga data 5 gusht/ Kush kapet i dehur dy herë në timon, humbet patentën

Drejtuesit e automjeteve duhet të zbatojnë rregullat e reja të qarkullimit, pasi në të kundërt do të përballen me masa më të ashpra. Ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat hyjnë në fuqi më datën 5 Gusht, përcaktojnë se drejtuesi i mjetit, i cili konstatohet duke drejtuar mjetin pa qenë i pajisur me leje drejtimi, i shtyhet për një periudhë prej 1 viti e drejta për t’u pajisur me leje drejtimi pranë sistemit të autoshkollave si masë administrative ndëshkuese.
Kur drejtuesi i mjetit është i mitur, afati për t’u pajisur me leje drejtimi pranë sistemit të autoshkollave shtyhet për një periudhë 2-vjeçare nga momenti kur i lind kjo e drejtë sipas legjislacionit në fuqi.
Ndryshimet në nenin 5 të ligjit, përcaktojnë se për drejtuesit e automjeteve që janë pajisur me leje drejtimi të kategorisë B, brenda dy viteve të fundit kufiri i lejuar i alkoolit në gjak është 0.0‰; shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/orë në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore, si dhe 80 km/ orë jashtë qendrave të banuara.
Shkeljet e këtyre kufizimeve dënohen me gjobë 5 mijë deri në 15 mijë lekë, u pezullohet patenta për 1 muaj, si dhe u hiqen pikët. Pas përfundimit të periudhës së provës prej 2 vitesh pa shkelje, kufizimet hiqen automatikisht. Ndërsa për ata që kapen në shkelje dhe u janë hequr të paktën 10 pikë, periudha e kufizimeve zgjatet edhe me 1 vit.
Një ndër ndryshimet më të rëndësishme në Kodin Rrugor është ai që lidhet me përdorimin e alkoolit. Kështu, kur drejtuesi i automjetit konstatohet me një vlerë alkoolike më të lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjak dhe ky drejtues është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur, në rast përsëritjeje, merret masa e heqjes së lejes së drejtimit përgjithmonë.
Drejtuesit e mjetit që bëjnë gara shpejtësie duke sjellë rrezik serioz për përdoruesit e rrugës, sidomos në zonat urbane, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe sjelljet jo sociale në rrugë do të përballen me gjoba më të larta, të cilat variojnë nga shkojë në 20 mijë – 60 mijë lekë.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu se ndalohet, përdorimi i telefonit celular të mbajtur me dorë gjatë drejtimit të mjeteve të tjera, përfshirë biçikletat, motomjetet deri në 50 cc dhe monopatinat me motor.
“Bileta autobusi jo më të shtrenjta se 2 paund” - Burnham: Vendimi, rreth 500 mln paund më pak në buxhetin e Anglisë
Tarifa për një udhëtim të vetëm me autobus në të gjithë Anglinë do të kufizohet në 2 paund duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, ka njoftuar......
Çmimet e naftës rriten për të pestën ditë me radhë - Ndikojnë kërcënimet për bllokim në Detin e Kuq dhe Hormuz
Çmimet e naftës u rritën për të pestën ditë radhazi të enjten, për shkak të shqetësimeve në rritje në lidhje me disponueshmërinë e furnizimit mes sulmeve......
Sa kushton një Airbnb në periferi të Tiranës? Investimet në vila kanë rritur kërkesën, Bërzhita rezulton më e shtrenjta
Përveç qendrës së Tiranës, e cila vijon të mbetet pika kryesore e interesit për turistët, vitet e fundit edhe zonat periferike të kryeqytetit po tërheqin......
Makinat elektrike po fitojnë terren në Evropë - Regjistrohet kërkesë e fortë e konsumatorëve
Regjistrimet e makinave të reja në BE janë rritur me 5.7% që nga fillimi i vitit, me një performancë të fortë në qershor që kontribuoi në një gjysmë të parë......
Europa po thahet nga i nxehti, jo nga mungesa e reshjeve - Shkencëtarët: Po goditet bujqësia, transportin ujor dhe prodhimi i energjisë
Shkencëtarët deklarojnë se thatësirat në Europë po shkaktohen gjithnjë e më shumë nga i nxehti përvëlues dhe jo nga mungesa e shiut, me lagështinë e tokës që......
Kostoja e hendekut të pagave në BE - Gratë fitojnë 3,900 euro në vit më pak se burrat
Hendeku gjinor në paga në BE është real dhe, sipas shifrave, është i kushtueshëm. Të ardhurat bruto në orë të grave janë mesatarisht 11.1% më pak se ato të......
Shtrëngohen rregullat për platformat digjitale - Nga reklamat mashtruese, te bllokimi i llogarive. Projektligji vendos detyrime të reja
Shqipëria do të vendosë rregulla të reja për platformat online, duke rritur mbrojtjen e përdoruesve dhe detyrimet për kompanitë që ofrojnë shërbime......
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......

