Shqipëria Postuar më 23 Korrik 2026, 12:40

“Rritet transparenca dhe siguria online” - Karakaçi: Pr/ligji i ri plotëson boshllëkun ligjor për shërbimet digjitale

Nga Diamila Leka

“Rritet transparenca dhe siguria online” - Karakaçi: Pr/ligji

Më shumë transparencë për reklamat që shfaqen në rrjetet sociale, mekanizma ankimi për llogaritë e bllokuara dhe masa më të forta kundër përmbajtjeve të paligjshme. Këto janë disa nga rregullat që pritet të vendosen për platformat online përmes projektligjit të ri “Për shërbimet digjitale”, i cili është hedhur për konsultim publik. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi i inteligjencës artificiale kërkojnë përshtatjen e kuadrit ligjor.

“Shërbimet digjitale dhe zhvillimet digjitale janë një realitet i prekshëm, dhe përdorimi i instrumentave digjitale përfshirë dhe inteligjencën artificiale, janë pjesë e përditshmërisë tonë. Zhvillimet e avancuara, transforimi digjital kërkon dhe përshtatjen e një kuadri ligjor bashkëkohor, siç është ky që ne propozojmë për ju. Gjithëpërfshirës që promovon si zhvillimet inovatore, por që garanton respektimin e të drejtave themelore, dhe parimin e mbrojtjes së konsumatorëve. Projektligji “Për shërbimet digjitale”, që tashmë është në konsultim publik dhe kushdo nga ju, apo grup interesi ka të drejtë të japi komente, ka për qëllim të kontribuojë në mirëfunksionimin e shërbimeve ndërmjetëse në Republikën e Shqipërisë. Duke vendosur rregulla të harmonizuara për një mjedis online të sigurit, të parashikueshëm dhe të besueshëm, që i përgjigjet zhvillimeve teknologjike, dhe shërbimeve online. Duke i siguruar mbrojte të drejtave themelore dhe mbrojtje më të mrië të konsumatorit.”

Projektligji, sipas ministrit, synon të plotësojë boshllëqet aktuale në rregullimin e shërbimeve online dhe do t’i dërgohet Komisionit Evropian për vlerësim.

“Si çdo nismë tjetër në kuadër të integrimit evropian, do i dërgohet Komisionit Evropian për vlerësim dhe do vijohet me miratimin e tij vetëm pasi Komisioni Evropian të japë pëlqimin dhe dakordësinë e tij për miratimin. Projektligji sigurisht adreson problematika që lidhen me mungesën e një kuadri të posaçëm për rregullimin e shërbimeve digjitale, mungesën e detyrimeve të harmonizuara për platformat online, si dhe nevojën për mekanizma më efektivë për transparencën, mbrojtjen e përdoruesve, të dhënave personale të tyre dhe trajtimin e përmbajtjen e paligjshme të këtyre platformave. Efektet pozitive priten në aspektin juridik, institucional dhe ekonomik, duke përmirësuar standardet e sigurisë dhe besueshmërisë online, duke rritur mbrojtjen e përdoruesve, duke nxitur zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe të një tregu digjital më të besueshëm dhe konkurrues, si dhe duke kontribuar në avancimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë.”

Zbatimi i ligjit do të mbikëqyret nga Koordinatori i Shërbimeve Digjitale, një autoritet i ri që do të bashkëpunojë me institucionet shqiptare dhe ato të Bashkimit Evropian.

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......