Ku renditet Shqipëria mes investitorëve globalë? Nga SHBA te Kina, kush dominon botën? Shqipëria, në vendin e 73-të

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Kina vijojnë të dominojnë investimet e huaja direkte në nivel global. Vetëm këto tri ekonomi investuan jashtë kufijve të tyre mbi 630 miliardë dollarë gjatë vitit 2024, ndërsa së bashku me Luksemburgun, Hong Kongun dhe Kanadanë gjenerojnë më shumë se gjysmën e investimeve të huaja direkte në botë.
Në këtë renditje globale të realizuar nga “Visual Capitalist” nisuar nga të dhënat e “World Investment Report 2025 i UNCTAD”, Shqipëria pozicionohet në vendin e 73-të, me 261 milionë dollarë investime dalëse, duke qenë një nga ekonomitë me peshë modeste si eksportuese kapitali. Klikoni këtu për raportin e plotë
Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në mesin e tabelës. Serbia kryeson rajonin me 656 milionë dollarë investime jashtë vendit. Pas saj vjen vendi ynë me 261 milionë dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet pas saj me 181 milionë dollarë. Mali i Zi regjistroi 68 milionë dollarë, ndërsa Bosnje Hercegovina 66 milionë dollarë investime dalëse.
Këto shifra tregojnë se, ndonëse ekonomia shqiptare ka zgjeruar praninë e saj jashtë vendit vitet e fundit, ajo mbetet larg vendeve që eksportojnë kapital në shkallë të gjerë dhe pas Serbisë në rajon.
Sa nga investitorët më të mëdhenj të botës janë të pranishëm në Shqipëri?
Interesant është fakti se, edhe pse Shqipëria renditet vetëm e 73-ta në botë për investimet që kompanitë shqiptare realizojnë jashtë vendit, disa prej ekonomive më të mëdha investuese në botë kanë ndërtuar një prani të konsiderueshme në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për tremujorin e fundit të vitit 2025 tregojnë se stoku i investimeve të huaja direkte ka arritur në afro 17 miliardë euro, ku dominojnë investitorët europianë, por nuk mungojnë edhe disa nga burimet më të mëdha globale të kapitalit.
Holanda kryeson me një stok investimesh prej 2.76 miliardë eurosh, e ndjekur nga Zvicra me 2.35 miliardë euro, Kanadaja me 2.06 miliardë euro dhe Italia me 1.89 miliardë euro. Më pas renditen Turqia me 1.41 miliardë euro, Austria me 927 milionë euro, Bullgaria me 897 milionë euro, Franca me 612 milionë euro, Gjermania me 591 milionë euro dhe Kosova me 584 milionë euro. SHBA, burimi më i madh i investimeve në botë, ka një stok prej rreth 435 milionë eurosh në ekonominë shqiptare.
Kjo do të thotë se, ndonëse Shqipëria nuk është një eksportues i madh kapitali në arenën ndërkombëtare, ajo ka arritur të tërheqë investime afatgjata nga disa prej ekonomive më të fuqishme të botës. Megjithatë, struktura e stokut tregon se pesha kryesore mbetet te kapitali europian dhe rajonal, ndërsa investimet nga ekonomitë aziatike që dominojnë flukset globale, si Japonia dhe Kina, vijojnë të jenë minimale.
Një ekonomi më shumë pritëse sesa eksportuese kapitali
Renditja e “Kombeve të Bashkuara” në raportin Investimet Boterore 2025 tregon se Shqipëria vazhdon të jetë një ekonomi që merr më shumë investime sesa eksporton kapital jashtë vendit. Ndërsa flukset hyrëse kanë arritur nivele rekord vitet e fundit, investimet shqiptare jashtë kufijve mbeten modeste krahasuar me ekonomitë e zhvilluara dhe edhe me disa vende të rajonit. Në të njëjtën kohë, struktura e investimeve në Shqipëri dëshmon se vendi mbetet i lidhur kryesisht me kapitalin europian dhe nga Ballkani, ndërsa prania e gjigantëve globalë të investimeve është ende e kufizuar. (shiko këtu)


Tax changes to reduce energy bills - EU proposal part of response to consequences of war in Iran
The European Union is preparing changes to energy taxes and network tariffs, including plans to tax electricity at a lower rate than gas, in a bid to lower......
Where are the most expensive apartments in Europe? - Four of the top five cities are in Switzerland and Luxembourg
New data from Global Property Guide shows that four of the five most expensive cities for residential property are located in Switzerland and Luxembourg,......
US airlines' fuel costs soared to $6.5 billion in April due to Hormuz closure
Fuel costs for U.S. airlines rose 78% in April to nearly $6.5 billion compared with a year earlier, as conflict in the Middle East drives up jet fuel prices,......
"Crises will be normal in the global economy" - IMF chief Kristalina Georgieva warns
The head of the International Monetary Fund (IMF), Kristalina Georgieva, warned that war in Iran is not the worst that could happen to humanity. At the same......
Albania seeks role in EU strategic chains/ Industrial Strategy aims at processing chrome, nickel and copper
Critical raw materials could become one of Albania's most important assets in the process of economic integration with the European Union. The National......
“SME Go Green” in the Western Balkans - EBRD and EU expand support for small and medium-sized enterprises
The European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) said it is expanding its “SME Go Green” program to six Western Balkan countries with the support......
“Youth Able for Wellbeing and Employment” - “SOS Children's Villages” and AKPA sign a memorandum of cooperation
From insecurity to self-confidence, professional training and employment. This is the goal of the new project "Youth Can for Well-being and Employment",......
Task Force meets for the 2026 tourist season - Gonxha: 24/7 coordination and zero tolerance towards regulators
With an ever-increasing influx of tourists, this year's season requires a higher efficiency of all troops on the ground. The Inter-Institutional Task Force......




