Mesatarisht 185 fluturime në ditë nga TIA gjatë 2025-ës/ Londra mbetet destinacioni kryesor e ndjekur nga Bergamo dhe Roma

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të mbetet një nga pikat më të rëndësishme të transportit në vend, si për nga fluksi i pasagjerëve ashtu edhe për nga numri i fluturimeve të realizuara gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Europiane e Statistikave, gjatë gjithë vitit janë kryer rreth 67 mijë fluturime, duke e bërë këtë aeroport një nyje kyçe të lidhjeve ajrore në rajon. Kjo shifër përkthehet në një mesatare prej 185 fluturimesh në ditë, ose rreth 5 600 fluturime në muaj, çka tregon një nivel të lartë aktiviteti dhe kërkese të vazhdueshme.
Sa i përket numrit të pasagjereve, Aeroporti i Tiranës ka publikuar statistika të detajuara mbi flukset e udhëtimit dhe destinacionet më të frekuentuara. Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit është mundësuar fluturimi drejt 106 destinacioneve të ndryshme, ndërsa numri i pasagjerëve ka shënuar luhatje në varësi të muajve dhe sezonit turistik, me rritje të ndjeshme gjatë periudhës së verës.
Nëse analizohen të dhënat 11-mujore për numrin e pasagjerëve, rezulton se në total kanë udhëtuar rreth 10.8 milionë pasagjerë nga dhe drejt Aeroportit të Tiranës. Mesatarisht, gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar rreth 32 mijë pasagjerë në ditë, një tregues i qartë i rritjes së kërkesës për transport ajror. Muaji me fluksin më të lartë ka qenë gushti, ku rreth 1.4 milionë udhëtarë kanë kaluar përmes këtij aeroporti.
Për sa i përket destinacioneve më të preferuara, fluturimet drejt Londrës kryesojnë listën me rreth 866 mijë pasagjerë, duke e renditur atë si destinacionin më të frekuentuar. Pas Londrës, interes të lartë kanë shënuar fluturimet drejt Bergamos, të ndjekura nga Roma, Treviso, Vjena dhe Stambolli, destinacione që reflektojnë si lidhjet ekonomike, ashtu edhe ato turistike dhe emigratore të Shqipërisë.
Në tërësi, këto të dhëna konfirmojnë rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në zhvillimin e lëvizshmërisë, turizmit dhe lidhjes së vendit me tregjet europiane dhe ndërkombëtare.
Live TV
Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës/ Çfarë përfiton qyteti i gurtë? Golemi: Zhvillim ekonomik dhe rritje turizmi
Gjirokastra rikthehet në vëmendje si një pikë me potencial real për zhvillimin e aviacionit civil në jug të vendit. E renditur si një ndër qytetet më të......
“Luftë” me karkalecin, insekti përhapet në disa sipërfaqe/ Ministri Salla: Situata nën kontroll, monitorim intensiv në rrethe
Strukturat e Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po vijojnë monitorimin e situatës fitosanitare dhe kontrollin e vatrave të......
“Do ta çojmë Shqipërinë në bregun e BE, me çdo kusht"! Kryeministri Edi Rama flet për Zvërnecin dhe integrimin
Kryeministri Edi Rama komentoi sot protestat kundër investimit në Zvërnec. Kryeministri tha se qeveria është e vendosur për ta anëtarësuar Shqipërinë në......
Ekonomia pritet të zgjerohet me 3.7% në 2027/ Civici: Shqipëria mban kursin e rritjes, pavarësisht sfidave globale
Sipas projeksioneve më të fundit të Bankës Botërore, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet, duke shënuar një zgjerim prej 3.4%. Ky ritëm mbetet......



