Si kanë ndryshuar pagat në Shqipëri? Më shumë punonjës janë zhvendosur në kategoritë me paga mesatare dhe të larta

Shpërndarja e kontribuuesve të punësuar sipas grupeve të pagës mesatare mujore bruto tregon se gjatë vitit 2025 është vënë re një zhvendosje graduale drejt pagave më të larta. Krahasuar me vitin 2024, është ulur ndjeshëm pesha e punonjësve që paguhen me pagën minimale, ndërsa është rritur numri i atyre që përfitojnë paga mesatare dhe të larta, duke reflektuar ndryshimet që kanë ndodhur në tregun e punës gjatë vitit.
Sipas të dhënave, përqindja e punonjësve që paguhen deri në pagën minimale zbriti nga 22.4% në vitin 2024 në 12.6% në vitin 2025, duke shënuar një nga ndryshimet më të mëdha mes të gjitha kategorive të pagave. Ky zhvillim tregon se një pjesë e konsiderueshme e punonjësve ka kaluar në nivele më të larta pagash krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, grupi i punonjësve me paga 40.001–50.000 lekë bruto u rrit lehtë nga 20.7% në 22.0%, ndërsa ata që paguhen 50.001–60.000 lekë bruto u shtuan nga 9.9% në 12.6%. Kjo tregon se segmenti i pagave të ulëta dhe mesatare po zgjerohet gradualisht.
Kategoria më e madhe e të punësuarve vijon të mbetet ajo me paga 60.001–95.000 lekë bruto, e cila përbën 25.3% të totalit në vitin 2025, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë (25.2%). Praktikisht, rreth një në katër kontribuues të punësuar bën pjesë në këtë grup pagash.
Rritje është regjistruar edhe te kategoritë me të ardhura më të larta. Përqindja e punonjësve që marrin 95.001–120.000 lekë bruto u rrit nga 10% në 13%, ndërsa ata me paga mbi 120.000 lekë bruto arritën në 14.5%, nga 11.8% që ishte një vit më parë. Në tërësi, të dhënat tregojnë se struktura e pagave në Shqipëri po ndryshon gradualisht. Pesha e punonjësve me të ardhura të ulëta është tkurrur, ndërsa gjithnjë e më shumë të punësuar po kalojnë në kategoritë me paga mesatare dhe të larta.

Fond Kombëtar Tranzicioni për reformën territoriale - Kostot ekonomike, çfarë pritet të sjellë ndarja e re e Shqipërisë
Reforma e re administrativo-territoriale pritet të shoqërohet me rritje të ndjeshme të kostove për pushtetin vendor. Referuar raportit të mazhorancës mbi......
Dobësohen valutat kryesore – Dollari, Franga e Paundi humbasin pikë
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte negativisht duke regjistruar zbritje të vlerës në raport me një ditë më parë pasi është blerë mëngjesin e sotëm me......
Eksportet shqiptare, më pak të varura nga Italia/ “Made in Albania” ndërrojnë destinacion, Egjipti surprizon
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, shitjet jashtë vendit u rritën me 6.1%, por zgjerimi nuk u shpërnda njësoj mes partnerëve. Italia humbi peshë,......
Bizneset paguan 78 milionë lekë për ankesat në KPP - Prokurimet publike, bilanci financiar i pesë muajve
Kur një biznes kundërshton një tender publik, ai duhet të paguajë një tarifë financiare si garanci për shqyrtimin e ankesës. Gjatë periudhës janar–maj 2026,......
Bizneset shqiptare, vështirësi në aksesin në financë - Raporti i OECD: Të krijohet Byroja Private e Kredisë. Banka e Zhvillimit, hap pozitiv
Aksesi i bizneseve të vogla dhe të mesme në financa mbetet një nga pikat më të sfiduese të ekonomisë shqiptare, pavarësisht përmirësimeve të lehta të......
Rregulla të reja për drejtuesit e automjeteve - Në fuqi nga data 5 gusht/ Kush kapet i dehur dy herë në timon, humbet patentën
Drejtuesit e automjeteve duhet të zbatojnë rregullat e reja të qarkullimit, pasi në të kundërt do të përballen me masa më të ashpra. Ndryshimet në Kodin......
“Bileta autobusi jo më të shtrenjta se 2 paund” - Burnham: Vendimi, rreth 500 mln paund më pak në buxhetin e Anglisë
Tarifa për një udhëtim të vetëm me autobus në të gjithë Anglinë do të kufizohet në 2 paund duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, ka njoftuar......
Çmimet e naftës rriten për të pestën ditë me radhë - Ndikojnë kërcënimet për bllokim në Detin e Kuq dhe Hormuz
Çmimet e naftës u rritën për të pestën ditë radhazi të enjten, për shkak të shqetësimeve në rritje në lidhje me disponueshmërinë e furnizimit mes sulmeve......

