Erdogan fillon turneun treditor në Ballkan – Vizita vjen në mes të një sërë krizash politike në rajon
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Bosnje-Hercegovinë për të forcuar lidhjet në rajon, në fillim të një turneu tre-ditor në Ballkan.
Erdogan mbërriti fillimisht në Sarajevë, ku pati një takim me Këshillin Presidencial prej tre anëtarësh të Bosnje-Hercegovinës.
Vizita vjen në mes të një sërë krizash politike në rajon, duke përfshirë Republikën Srpska të banuar nga serbët dhe tensionet me kroatët e Bosnjës dhe muslimanët boshnjakë.
Turqia thotë se Erdogan dëshiron të promovojë politika që mbështesin dhe zhvillojnë vendet e Ballkanit.
Gjatë ditës së parë të vizitës së tij, Presidenti Erdogan shfrytëzoi rastin për të kritikuar armikun e gjatë të Turqisë, Greqinë.
Ai akuzoi vendin për ngacmimin e avionëve turq dhe paralajmëroi Athinën se Ankaraja “mund të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha”.
Përpara se të udhëtonte në rajon, Erdogan foli për krizën energjetike në Evropë dhe përmendi se Turqia nuk ka asnjë problem me furnizimin me gaz, duke fajësuar sanksionet e BE-së kundër Rusisë për situatën në bllok.
Ai ka mbajtur marrëdhënie miqësore me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa përpiqet të qëndrojë neutral në lidhje me luftën në Ukrainë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.