Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse do të jetë e nevojshme
Presidenti turk Tajip Erdogan tha të shtunën se Ankaraja mund të ndajë rrugët me Bashkimin Europian nëse është e nevojshme kur u pyet për miratimin e fundit të raportit të Parlamentit Europian për Turqinë.
Presidenti turk Tajip Erdogan tha të shtunën se Ankaraja mund të “ndajë rrugët” me Bashkimin Evropian nëse është e nevojshme kur pyetet për përmbajtjen e një raporti të Parlamentit Europian për Turqinë.
Raporti, i miratuar në fillim të kësaj jave, tha se procesi i pranimit të Turqisë me bllokun 27-anëtarësh nuk mund të rifillojë në rrethanat aktuale dhe bëri thirrje që BE të eksplorojë “një kornizë paralele dhe realiste” për lidhjet e saj me Ankaranë.
Turqia ka qenë një kandidat zyrtar për t’u bashkuar me BE për 24 vjet, por bisedimet e pranimit kanë ngecur vitet e fundit për shqetësimet e bllokut për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe respektimin e shtetit të së drejtës.
“BE po përpiqet të shkëputet nga Turqia,” u tha Erdogan gazetarëve përpara një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara. “Ne do të bëjmë vlerësimet tona ndaj këtyre zhvillimeve dhe nëse është e nevojshme, mund të ndahemi me BE-në.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha në fillim të kësaj jave se raporti i Parlamentit Europian përmban pretendime dhe paragjykime të pabaza dhe mori një qasje “të cekët dhe jovizionare” ndaj lidhjeve të vendit me BE-në.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.