Euro ngjitet sërish pranë 1.04 USD – Në fokus të tregjeve, tensionet gjeopolitike. Raketat ruse sulmojnë Poloninë
Euro është kthyer sërish në rritje gjatë sesionit europian, pas humbjeve që realizoi në tregtinë aziatike. Monedha e gjelbër, duke përfituar nga statusi i parasjës së sigurtë, u rrit ndjeshëm përballë monedhave kryesore ndërkombëtare pas lajmeve se raketat ruse goditën Poloninë, që është një vend anëtar i NATO-s. Si pasojë e këtij sulmi, 2 persona humbën jetën, në një fshat polak në kufi me Ukrainën. Por, Rusia e përgënjeshtroi lajmin se raketat e saj kanë goditur Poloninë.
Por, në sesionin europian euro u ngjit sërish në mbi 1.04 dollarë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerika, përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 106. Në sesionin e kaluar, dollari u dobësua ndjeshëm, pasi të dhënat në SHBA treguan se Indeksi i Çmimeve të Prodhimit u rrit me vetëm 0.2% me bazë mujore, gjatë tetorit, kundrejt parashikimeve për një rritje prej 0.4%.
Ky raport ka shtuar mundësitë që Rezerva Federale të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave në takimin e dhjetorit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1250 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.