Eurocontrol ul tarifat e aeroporteve shqiptare – Aplikohet interes i lartë për pagesat e vonuara
Organizata e menaxhimit të trafikut ajëror, Eurocontrol vendosi që tarifat për vitin 2023 në aeroportin e Tiranës dhe të Kukësit të pësojnë ulje.
Eurocontrol ka caktuar që tarifa për Aeroportin e Tiranës të jetë 219.45 euro.
Ndërsa i cilësuar si pjesë e zonës 2, në të njëjtin njoftim thuhet se ulje ka pësuar edhe në aeroportin e Kukësit, ku për 2023 tarifa do të jetë 109.73 euro, nga 117.85 euro që ishte vitin e kaluar.
Eurocontrol njofton se referuar pagesave të vonuara do të aplikohet edhe interes, ku për këtë vit është caktuar 9.97%, duke pësuar rritje krahasuar me interesin e vitit 2022.
Tarifat e terminalit janë janë fatura mujore të deleguara nga Eurocontrol të cilat vendosen për fluturimet që nisen duke marrë parasysh peshën e avionit që niset dhe njësinë e tarifës së aerodromit nga vendi i nisjes.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.