Eurozona po ‘rrëshqet’ drejt një recesioni të lehtë!
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë ra për të pestin muaj në nëntor, duke sugjeruar se ekonomia po rrëshqet në një recesion të butë pasi konsumatorët ulën shpenzimet mes inflacionit në rritje, tregoi një sondazh.
Indeksi përfundimtar i përbërë i menaxherëve të blerjeve (PMI) i S&P Global për eurozonën, i parë si një udhëzues i mirë për shëndetin ekonomik, u ngjit në 47.8 në nëntor nga niveli më i ulët 23-mujor i tetorit prej 47.3, që përputhet me një vlerësim paraprak.
Çdo gjë nën 50 tregon tkurrje. “Një rënie e pestë radhazi mujore e prodhimit të sinjalizuar nga PMI shton gjasat që zona e euros po rrëshqet në recesion,” tha Chris Williamson, kryeekonomist i biznesit në S&P Global Market Intelligence.
“Megjithatë, aktualisht rënia mbetet vetëm modeste, me një lehtësim të shkallës së përgjithshme të tkurrjes në nëntor do të thotë që deri tani rajoni duket i vendosur të shohë tkurrjen e PBB-së me vetëm 0.2%.
Ekonomistët dhanë një shans mesatar prej 78% për një recesion në bllok brenda një viti në një sondazh të Reuters muajin e kaluar dhe parashikuan se ekonomia do të tkurret me 0.4% këtë tremujor.
Me rënien e kërkesës përsëri dhe me perspektivat e pakta të një kthese të afërt, firmat zvogëluan punësimin – indeksi i punësimit ra në 51.8 nga 52.5. Papunësia në rajon ra në 6.5% në tetor, treguan të enjten të dhënat zyrtare.
Një PMI që mbulon industrinë dominuese të shërbimeve të bllokut zbriti në 48.5 nga 48.6, leximi i tij më i ulët që nga fillimi i vitit 2021 dhe nën vlerësimin paraprak 48.6.
Megjithatë, indeksi i çmimeve të inputeve dhe të prodhimit ranë duke sugjeruar që presionet inflacioniste mund të kenë arritur tashmë kulmin, lajme me gjasë të mirëpritura për politikëbërësit në Bankën Qendrore Europiane. Indeksi i çmimeve të prodhimit rezultoi në nivelin më të ulët 3-mujor prej 62.3.
Inflacioni në bllok ishte 10.0% më i ulët se sa pritej në nëntor, treguan të dhënat zyrtare paraprake javën e kaluar, prapë pesë herë objektivi i BQE-së prej 2%. Banka qendrore ka rritur normat e interesit për të provuar të zbusë rritjen e çmimeve dhe pritet të shtojë edhe 50 pikë bazë më vonë këtë muaj.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.