Financimi digjital në zonat rurale – Gjoni: Mbi 50% e fermerëve i shlyejnë detyrimet financiare online
Ledina Elezi/SCAN
Institucionet financiare jo banka po përmbushin nevojën e sektorit të bujqësisë për më shumë financim, duke ofruar më tepër kredi dhe qasje online në të gjitha shërbimet financiare.
Me qëllim rritjen e aksesit në financë në zonat rurale, për një periudhë shtatëvjeçare është zbatuar një projekt nga FED Invest, Ambasada e Holandës në Shqipëri, Fondi Evropian për Evropën Juglindore dhe Rabo Partnerships.
Administratori i FED Invest, Perlat Sulaj, theksoi se nga ky projekt kanë përfituar me mijëra fermerë dhe sipërmarrës të zonave rurale, ku përveç shtimit të kredisë janë ofruar edhe shumë shërbime të reja financiare.
Falë këtij projekti, mbi 50% e popullsisë në zonat rurale i marrin shërbimet financiare online, u shpreh Zëvendësadministratori Behar Gjoni.
Bashkëpunimi me partnerë të huaj ka ndihmuar në zgjerimin e shërbimeve financiare që ofrohen në zonat rurale, të produkteve të reja të kredisë dhe kryerjen e pagesave përmes portofolit digjital.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.