Fitimet e mëdha të kompanive amerikane të naftës – 68% më shumë të ardhura për fuçi të prodhuar në vitin 2022
Kompanitë e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të arkëtojnë 68% më shumë të ardhura për fuci nafte të prodhuar në vitin 2022, pasi cmimet në rritje nxisin fitimet, ndërsa rritja e prodhimit mbetet në 4.5%.
Studimi më i fundit që konfirmon shifrat, gjithashtu ilustron përplasjen midis Shtëpisë së Bardhë dhe kompanive të naftës mbi mënyrën se si duhet të shpërndahen fitimet në rritje nga çmimet e larta të energjisë. Exxon Mobil Corp dhe Chevron Corp pritet të publikojnë rezultate të mira tremujore, me disa analistë që presin një raund të ri të rritjes së dividentëve dhe blerjeve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden u ka bërë thirrje prodhuesve që të ndalojnë kthimin e parave të gatshme tek aksionerët dhe të investojnë në prodhim për të ulur çmimet e karburantit për konsumatorët.
Gati 40% e drejtuesve të anketuar nga 100 kompanitë më të mira të naftës dhe kompanive në SHBA zgjodhën shlyerjet e borxhit dhe kthimin e parave të gatshme tek aksionerët si prioritetet e tyre kryesore.
Një studim i mëparshëm tregoi se çmimet e energjisë pothuajse mund të dyfishonin fluksin e parave të lira të prodhuesve të naftës këtë vit në 1.4 trilion dollarë, duke u dhënë atyre para për të financuar një zhvendosje më të shpejtë drejt karburanteve të rinovueshme, për të fshirë borxhin ose për të shpërblyer investitorët.
Investimet parashikohen të rriten 29% këtë vit në 108 miliardë dollarë, që është një ritëm shumë më i ngadaltë sesa fitimet.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.