Fluturim përgjatë rrugës së eklipsit diellor – Kompania amerikane e bën të mundur për 8 mijë dollarë në orë
8 mijë dollarë në orë për të parë nga afër eklipsin diellor që pritet të ndodhë në muajin prill. Linja ajrore private amerikane bën ofertën e vecantë, duke paralajmëruar se kjo është mundësia e fundit për të vëzhguar një eklips diellor total në SHBA për dy dekadat e ardhshme
Me rastin e eklipsit të ardhshëm diellor në muajin prill, linja ajrore private ‘Jet Access’ ofron vëzhgimin nga afër të fenomenit, me një çmim deri në 8.000 dollarë në orë.
Mediat amerikane shpjegojnë se ata që marrin me qira atë fluturim do të udhëtojnë direkt në rrugën e eklipsit total, ku Hëna do të bllokojë plotësisht Diellin dhe do të hedhë një hije mbi disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jet Access ka paketa speciale për ata që kërkojnë një pikë të jashtëzakonshme shikimi të eklipsit, dhe marketingu i kompanisë njoftoi se klientët mund të personalizojnë udhëtimin e tyre përgjatë shtegut të eklipsit.
Gjithashtu u bë e qartë se Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së pret trafik ajror jashtëzakonisht të rënduar gjatë eklipsit, ndaj u bëri thirrje të interesuarve që të rezervojnë sa më shpejt vendet e tyre në charter.
Për të siguruar një eksperiencë të sigurtë, kompania thekson se do t’u sigurojë pasagjerëve syze për të vëzhguar fenomenin natyror. Kjo ngjarje shumë e rrallë është gjithashtu mundësia e fundit për të vëzhguar një eklips diellor total në SHBA për dy dekadat e ardhshme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.