Fluturimet Europë-SHBA – Fitimet e tremujorit të tretë, më të larta për kompanitë amerikane se para periudhës Covid
Kompanitë ajrore amerikane kanë mbyllur tremujorin veror me të ardhura dhe pasagjerë në shifra rejord mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës. Një situatë shumë më e mirë dhe se ajo para pandemisë së Covid. Nga korriku në shtator të këtij viti kanë udhëtuar 8.6 milion pasagjerë dhe janë arkëtuar më shumë se 6.7 miliard euro. Shifrat konfirmohen nga analiza e dokumenteve të depozituara në Bursën e Nju Jork. Për të kuptuar entitetin e tregut europian mjafton të mendohet se pasagjerët e tij përbëjnë 6.6% të atyre të transportuar në tremujorin e tretë – mes tregut të brendshëm, ndërkombëtar dhe ndërkontinental. Ndërsa të ardhurat përbëjnë 1/5 pra rreth 19%.
Verën e kaluar United Airlines ishte më mirë se rivalët Delta Air Lines e American Airlines. United transportoi 3.22 milion persona mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës, me një rritje prej më shumë se 24% në krahasim me të njëjtën periudhë në 2019-ën. Pas saj vjen Delta me rreth 3 milion pasagjerë, dhe American Airlines me 237 milion të tillë. Kjo rritje ndodhi oër dy arsye: mbyllja e një pjese domethënëse të Azisë, dhe vera e parë pa kufizime në Kontinentin e vjetër.
Në frontin e të ardhurave, bumi i United është edhe më i dukshëm: me 2.5 miliardë euro të ardhura midis korrikut dhe shtatorit, ai rriti të ardhurat në tregun transatlantik me 39% krahasuar me verën 2019. Rritje të ndjeshme edhe për Delta me 2.3 miliardë (+ 12.3%) dhe American Airlines me 1.9 miliardë (+ 19.1%). Këto rritje – më të mëdha se ajo e pasagjerëve – konfirmojnë se mesatarisht klientët paguanin më shumë se në periudhën para pandemisë në të njëjtat fluturime.
Për tre kompanitë amerikane në periudhën korrik-shtator 2022, vlerësohen mbi 800 milionë euro të ardhura.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.