FMN: IA do të “rrëmbejë” 40% të vendeve të punës – Ndërsa, në vendet me ekonomi të zhvilluar deri në 60%
Inteligjenca artificiale pritet të rrëmbejë rreth 40% të vendeve të punës në të gjithë botë, duke zëvendësuar disa prej tyre dhe duke kompletuar disa të tjerë. Ndërsa në vendet me ekonomi të zhvilluar niveli shkon deri në 60%. Pothuajse gjysma e vendeve të punës mund të përfitojë nga integrimi i Inteligjencës Artificiale për sa i përket prodhimit. Për gjysmën tjetër, aplikimet e IA mund të kryejnë aktivitete të rëndësishme të cilat aktualisht bëhen nga njeriu. Gjë që do të reduktonte kërkesën për punë, do të ulte dhe më shumë pagat e punësimet. Në rastet më ekstreme, disa nga këto vende pune mund dhe të zhduken.
Në tregjet në zhvillim dhe në vendet me të ardhura të ulëta, ekspozimi i IA duhet të jetë 40% dhe 26%. Shumë nga këto vende nuk kanë infrastrukturën apo forcën e punës të kualifikuar për të shfrytëzuar avantazhet e IA, duke rritur rrezikun që me kalimin e kohës teknologjia të përkeqësojë nivelin e pabarazisë mes vendeve. Të dhënat dalin nga një analizë e Fondit Monetar Ndërkombëtar që i cilëson si ‘mbresëlënëse’ rezultatet e studimit i cili analizon impaktin e mundshëm të inteligjencës artificiale në tregun global të punës, si në këndvështrimin e një zëvendësimi të mundshëm nga ana e IA të vendeve të punës, por dhe në atë të integrimit me punën e njeriut.
Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva, shprehet se Bota gjendet në prag të një revolucioni teknologjik që mund të rinisë prodhimin, të stimulojë rritjen globale dhe të rrisë të ardhurat në të gjithë botën. Por njëkohësisht mund edhe të zëvendësojë vendet e punës dhe të thellojë pabarazitë. Ajo theksoi se progresi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka mahnitur botën, duke shkaktuar dhe emocion dhe alarm, por dhe ka ngritur pyetje të rëndësishme për impaktin e mundshëm bi ekonominë globale.
Pasojat e drejtpërdrejta janë të vështira për t’u parashikuar, kjo sepse IA do të përhapet nëpërmjet ekonomive në mënyra komplekse. Ajo që mund të thuhet me siguri është se do të ketë nevojë për përpunimin dhe zhvillimin e një seri politikash për të shfrytëzuar në mënyrë të sigurtë potencialin e gjerë të Inteligjencës Artificiale në avantazh të njerëzimit, përfundoi Georgieva.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.