France 24: Nëndetësja shqiptare e kohës sovjetike pret fatin e saj, duke refuzuar të fundoset!
Fati i nëndetëses së Luftës së Ftohtë në bazën e Pashalimanit nga ku Moska dikur shpresonte të kontrollonte Mesdheun varet në ‘peshore’ pasi autoritetet mbeten të pavendosura se çfarë të bëjnë me tw shkruan media e njohur franceze France 24. Sipas artikullit dhe dëshmitarëve të intervistuar nëse nëndetësja nuk nxirret së shpejti nga deti, ‘rrezikon të zhytet në fund dhe e gjithë historia e saj bashkë me të’.
Anija ishte pjesë e të ashtuquajturit Projekti 613 i përbërë nga nëndetëset e para që Bashkimi Sovjetik ndërtoi pas Luftës së Dytë Botërore.
Në artikull theksohet se nëndetësja është e vetmja e mbetur nga 12 që Moska vendosi në bazën e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës në fund të viteve 1950, kur Shqipëria dhe BRSS ishin ende aleatë të ngushtë. “Por diktatori komunist paranojak i Shqipërisë Enver Hoxha përfundimisht ndërpreu lidhjet e ngushta me BRSS, duke akuzuar Moskën për devijime nga marksizmi i vërtetë. Kjo i ndërlikoi gjërat për ekuipazhet e përziera shqiptaro-ruse të nëndetëseve”, shkruhet në artikull.
Sipas France 24 në vitin 1997 pothuajse një dekadë pas rënies së komunizmit, ndërsa trazirat përfshiu Shqipërinë pasi u shembën disa skema false të kursimeve, baza u plaçkit dhe nëndetëseve iu hoqën armët, motorët dhe madje edhe shtretërit e marinarëve.
“Autoritetet çmontuan tre nga katër nëndetëset e mbetura dhe i shitën për metal në vitin 2009. Vetëm një mbijetoi, falë literaturës pasi shkrimtari më i famshëm shqiptar Ismail Kadare krijoi romanin e tij të vitit 1973 “Dimri i vetmisë së madhe”, për shkëputjen midis Moskës dhe Tiranës, i caktoi nëndetëses në mënyrë arbitrare numrin 105. Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.