Francezët reduktojnë konsumin e energjisë – Qeveria: Arsyeja kryesore është moti i butë
Masat për kursimin e energjisë nga familjet dhe sipërmarrjet në Francë përbënin vetëm një sasi të vogël të reduktimit të konsumit francez të energjisë në muajin nëntor. Ndërsa pjesa më e madhe u kursye si pasojë e temperaturave të buta në vend, sipas qeverisë franceze.
Për shkak të përballjes me inflacionin e lartë; krizës së furnizimit me energji si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës dhe me një situatë të rënduar dhe më shumë nga ndërprerjet e aktiviteteve në reaktorët bërthamorë francezë, qeveria franceze ka miratuar një plan për të reduktuar konsumin e energjisë, përfshirë dhe apelin për familjet që të reduktojnë ngrohjen.
Kursime të tilla përbëjnë 1/3 e reduktimit të raportuar më parë prej 15% në përdorimin e energjisë në muajin nëntor, me pjesën tjetër si rezultat i temperaturave të buta tëregjistruara në vend. Sipas të dhënave zyrtare konsumi është ulur me 5% si pasojë e motit të butë.
Situata duket të jetë optimiste dhe për muajin dhjetor, por gjithësesi është shumë herët për të dhënë një parashikim për muajin janar. Qeveria synon që Franca të reduktojë konsumin e saj të përgjithshëm të energjisë me 10% gjatë dy viteve të ardhshme bazuar në masa vullnetare dhe jo me detyrim.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.