‘Fundoset’ Paundi britanik, humbet mbi 1 pikë Brenda natës – Rikuperojnë Dollari dhe Euro!
Paundi britanik ka regjistruar një rënie të fortë mëngjesin e sotëm pasi ka humbur mbi 1 pikë brenda natës teksa blihet me 134.5 lekë dhe shitet me 137 lekë në raport me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Franga zvicerane ka rikuperuar pikë në raport me rënien e ndjeshme që pësoi ditën e djeshme teksa blihet sot me 118.5 lekë dhe shitet me 120 lekë.
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës teksa është blerë këtë të enjte me 16.4 lekë dhe është shitur me 117.6 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe monedha europiane ka pasur një rritje të lehtë të kuotës pasi në raport me ditën e djeshme blihet sot me 116.9 lekë dhe shitet me 117.7 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.