Fuqia punëtore, në “zonë rreziku” – Indeksi/ Problematika më e madhe me të cilat përballet biznesi
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar renditet si shqetësimi më madhor që po hasin bizneset në vendin tonë. Referuar indeksit të bërë publik nga Dhoma Ameërikane e Tregtisë, 2021-2022, gjetja e fuqisë punëtore të kualifikiuar, klasifikohët në “zonën e kuqe” dhe problematika kryesore sa i takon prezeptimit të biznesit, në një nivel me 24.47 për qind nga 100 në total, ku pikët më të larta tregojnë edhe perceptim më pozitiv. Po të bëjmë krahasimin me vitin 2020, vihet re se ky tregues është përkeqësuar, duke zbritur me -8.92 pikë.
Në indeksin e Dhomë Amerikane të Tregtisë vihet në dukje se disa nga shqetësimet e tjera me të cilat përballen bizneset dhe që pasojnë forcën punëtore, janë monopoli dhe konkurrenca e pandershme, niveli i ekonomisë informale, burpoktracitë qeveritare, niveli i taksave të aplikuara, klima në politikën e brendshme, reformat ekonomike dhe politikat e qeverisë qendrore, klima e biznesit, aplikimi i i ligjeve dhe rregullave, perfomancsa e ekonomisë shqiptare, etj.
Sa i takon perdomancës së ekonomisë në tërësi gjatë vitit që lam pas, 40.1 për qind e sipërmarrjet anëtare të Dhomë amerikane, perceptojnë se ekonomia ka pësuar rënie dhe 13.4 për qind e gjykojnë në rënie drastike.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.