Gana planifikon të rrisë çmimet e kakaos me 45% – Vendimi synon mbështetjen e fermerëve dhe mbrojtjen e kultivimit
Kristi Ceta/ SCAN
Gana do të rrisë çmimin e garantuar të blerjes së kakaos në sezonin 2024/2025 me gati 45%, për të ndihmuar kultivuesit dhe për të parandaluar kontrabandën e përbërësit kryesor të çokollatës.
Komiteti i Çmimeve të Kakaos i Ganës ka vendosur një çmim prej 48,000 sejda për ton (3,070 dollarë), ose 3,000 sejda për 64 kilogramë kakao për sezonin 2024/2025, që zakonisht fillon në mes të shtatorit. Kjo do të thotë se çmimi do të rritet me gati 45%.
Vendimi do të dërgohet në qeveri dhe pritet të miratohet së shpejti. Çmimi i blerjes nuk mund të kalojë 48,000 sejda për ton në mënyrë që Bordi i Tregtisë të mos përballet me humbje. Në prill, prodhuesi i dytë më i madh i kakaos në botë rriti çmimin e blerjes për pjesën tjetër të sezonit 2023/2024 me më shumë se 58%, në 33,120 sejda (2,123.08 dollarë) për ton, ose 2,070 sejda për paketë 64 kilogramësh.
Gana, duke rritur çmimin në mes të sezonit, ka ndjekur shembullin e Bregut të Fildishtë, prodhuesit më të madh të kakaos në botë, i cili ka vendosur të paguajë 1,500 franga (2.55 dollarë) për kilogram në sezonin 2023/2024, krahasuar me 1,000 franga në sezonin 2022/2023.
Gana dhe Bregu i Fildishtë koordinojnë çmimet e kakaos për të ndihmuar fermerët dhe për të mbrojtur kultivimin. Këto dy vende prodhojnë më shumë se 60 për qind të kakaos në botë.
Çmimi i kakaos është rritur që nga fillimi i vitit për shkak të sëmundjeve dhe kushteve të pafavorshme të motit në dy prodhuesit më të mëdhenj, duke e bërë kërkesën të tejkalojë ofertën këtë vit gjithashtu. Javën e kaluar, Organizata Ndërkombëtare e Kakaos rriti vlerësimin e deficitit të furnizimit për sezonin 2023/2024 me 5.2 për qind, në 462,000 tonë, duke deklaruar se tregu po shkon drejt raportit më të ulët të stokut dhe konsumit në 45 vjet.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.