“Gati 60% e tregut ajror dominohet nga një kompani” – Të dhënat e AAC/ Numri i pasagjerëve u rrit me 72% në krahasim me 2019-ën
Kompania “Wizz Air” dominoi tregun ajror përgjatë 3 – mujorit të dytë të vitit, duke u konfirmuar në vendin e parë sikurse vitin që kaloi. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Aviacionit Civil për periudhën prill – qershor kjo kompani zotëroi 58.4% të tregut të fluturimeve, duke krijuar një diferencë të madhe me kompaninë “Air Albania”, që renditet e dyta me 7.8% të tregut.
Në vendin e tretë për periudhën 3- mujore renditet kompania Albawings, me 6% të tregut, teksa fluturimet charter përbëjnë 4.3% të volumit. Kompania “Wizz Air” ka pësuar një rritje të ndjeshme, që ka koha kur hyri në tregun shqpitar të fluturime, duke qenë në në vitin 2020 dominonte 24% të tregut të pasagjerëve, ndërsa në vitin 2021 e zotëroi në masën 41.62%.
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, rritja në vazhdimësi që ky operator ka në tregun shqiptar është e lidhur ngushtësisht me çmimet konkurruese, si dhe hartë e gjerë të destinacioneve që ofron. Ndërkohë që, 2 kompanitë e tjera që dominojnë listën janë tkurrur, duke qenë se në vitin 2021 zotëruan respektivisht 11.56% dhe 7.11% të tregut.
Kjo do të thotë se kompania “Air Albani” ka regjistruar rënie me me 3.76%, ndërsa Albaëings me 1.11%. Ndërkaq, sa i takon fluksit të pasagjerëve, të dhënat tregojnë se ka një rritje të ndjeshme, në krahasim me të njëtën periudhë të 3 viteve më parë. Sipas AAC, gjatë 3 – mujorit të dytë të vitit 2022 të dhënat tregojnë një rritje prej 72% të fluksit të pasagjereve në TIA krahasimisht me të njëjtën periudhë të viti 2019, që nuk ishte një viti pandemic e që vlerësohet si vit normaliteti në industrinë e aviacionit në mbarë botën.
Industria e aviacionit ishte ndër sektorët më të goditur nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19, teksa sipas parashikimeve të Eurocontrol për rikuperimin e sektorit të aviacionit civil për 6 – vjeçarin, merren në konsideratë 3 skenarë të ndryshëm. Pjesë e parashikimeve është edhe Shqipëria, ku sipas Eurocontrol në skenarin e ulët rritja për vitin 2022 do të jetë në masën 19%, në skenarin bazë 40% dhe në skenarin e lartë, 48%.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.