Gati depozitat e energjisë, familjet do prodhojnë e këmbejnë – Drafti, do shfrytëzohet çdo burim, mbetjet urbane, industriale, bujqësore, deri te llumrat
Energjia e rinovueshme do të jetë kryefjala e së ardhmes. Bizneset, qytetarët, fermerët në zonat rurale do incentivohen të adoptojnë e shfrytëzojnë cdo burim të mundshëm të rinovueshëm, ndërkohë që shteti do krijojë infrastrukturat e nevojshme që ajo të depozitohet, të ruhet, të konvertohet apo të këmbehet brenda komuniteteve që do krijohen për këtë qëllim.
Ministria e Energjitikës sapo ka hedhur për konsultim publik një projektligj për energjinë e renovueshme, i cili përcakton se Qeveria do të miratojë ccdo vit incetintiva për nxitjen e bizneseve e qytetarëve në adaptimin e këtyre teknologjive, të cilat do miratohen nga Komiteti i Ndihmës Shtetërore.
Parashikohet gjithashtu edhe një fond buxhetor që do mbulojë kostot e skemave të nxitjes, ndërkohë që vjen në skenë edhe koncpeti i ‘Vetë-konsumatorit të burimeve të rinovueshme’ që është një konsumator përfundimtar i cili prodhon energji elektrike të rinovueshme për konsumin e vetë dhe që mund të depozitoj ose shesë energji elektrike të rinovueshme të vetë-prodhuar, me kusht që, për vetë-konsumatorin e burimeve të rinovueshme jo-familjare, këto aktivitete nuk përbëjnë veprimtarinë kryesore komerciale ose profesionale.
Fjala kyçe e projektligjit janë depozitat e energjisë, të cilat do të mbështeten me shumë forma nga buxheti i shtetit, sicc mund të jenë kreditë apo grantet.
Drafti sjell në skenë komunitetet e energjisë së rinovueshme që do mund të prodhojnë, konsumojnë, ruajnë, ndajnë, shesin energji të rinovueshme dhe ofrojnë agregim, duke përfshirë edhe nëpërmjet marrëveshjeve të shitblerjes së energjisë, ku prioritet do u jepet familjeve në nevojë.
Ndërkohë që duket se do përfshihet në konceptin e prodhimit ccdo mundësi: nisur nga bimoasat pyjore apo bujqëore, mbetjet e drurëve, ashklat, peleti, mbetjet e kulturave bujqësore, Pjesa organike e mbetjeve industriale, Pjesa organike e mbetjeve komunale deri te Llumrat e mbeturinave.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.