Gatimi me gaz, i dëmshëm si duhanpirja pasive – Gazi në kuzhinë shkakton ndotje nga dioksidi i karbonit
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, është një shprehje që i qëndron kohës. Por pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm të rreziqeve me të cilat përballemi për shkak të smog-ut të fshehur mes mureve të shtëpisë. Në vitin 2019 një studim i Shoqatës Kombëtare për Mbrojtjen e Energjive të Rinovueshme, theksonte se si në shtëpi dhe jo jashtë tyre, në të vërtetë ne jemi të ekspozuar deri në 95% ndaj ndotësve që përfundojnë në mushkëritë tona.
Në vitet ‘70 e ‘80, Organizata Botërore e Shëndetësisë klasifikoi një sëmundje të caktuar për ndotjen në ambientet e brendshme: sindroma e ndërtesës së sëmurë. Në perëndim një në pesë ndërtesa konsiderohet e prekur nga kjo sindromë.
Por tashmë një studim i ri tregon se gatimi me gaz tejkalon kufijtë e ndotjes së ajrit cdo javë. Në fakt ky lloj gatimi në një kuzhinë të përbashkët dhe pa një ventilim mekanik shkakton një ndotje të brendshme të dioksidit të karbonit. Kjo duke tejkaluar disa herë kufirin e caktuar nga OBSH për cilësinë e ajrit dhe standartet europiane për ndotjen e ajrit.
Gatimi me gaz i recetave tipike europiane për një periudhë 7 ditore duke përdorur teknika zakonshme, kufiri i vlerës sipas standarteve evropiane është tejkaluar për më shumë se 18 orë në vit që lejohen. Përmasat e kuzhinës dhe ventilimi reduktojnë ndotjen, por ky i fundit përdoret shumë rrallë sipas studimit. Njerëzit kalojnë zakonisht pjesën më të madhe të kohës në shtëpu, dhe aparaturat që funksionojnë me gaz duhet të kenë etiketa paralajmërimi njësoj si paketat e cigareve. Për konfirmimin e këtij studimi do të mblidhen të dhëna në kohë reale mbi cilësinë e ajrit në 280 kuzhina në të gjithë Europën.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.