Gjendje alarmante për strehimin në Berlin: Nuk ka terrene për ndërtim, kate shtesë në ndërtesa ekzistuese
Gjendje alarmante për strehimin në Berlin. Në kryeqytetin gjerman mungojnë rreth 80 mijë apartamente, por meqënëse mungojnë dhe terrenet për ndërtimin e banesave, zgjidhja mbetet ajo për të ndërtuar kate shtesë në pallatet ekzistuese.
Disa prej sipërmarrjeve vendore kanë nisur të ndërtojnë duke sqaruar se po popullojnë më shumë zona të reja, duke shfrytëzuar infrastrukturat ekzistuese.
Ndërtuesit shprehen se po zbatojnë modelin e ndërtimeve të banesave që përdorej dikur në Berlinin lindor. Deri tani janë ndërtuar 22 apartamente të reja me këtë mënyrë. Në katin e poshtëm duhet të ketë një sistem statik të mrekullueshëm me një rrjetë gjashtë metra të lartë, ku të gjithë muret janë njësoj. Në këtë mënyrë modeli është i dobishëm sepse të gjitha ngarkesat mund të shkojnë direkt nga lart poshtë.
Modeli i ndërtimeve të banesave WBS 70, i krijuar në Berlinin lindor, është i përshtatshëm për katet shtesë.
Fillimisht, banorët nuk ishin shumë entuziastë me idenë që kate të reja shtesë do i shtoheshin pallatit të tyre. Por ata u bindën pas një ristrukturimi radikal të shtëpive të tyre ekzistuese dhe instalimit të ashensorëve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.