Gjermania kërkon profesionistë – Mungon fuqia punëtore, 250 mijë vende të lira pune
Ekonomia gjermane aktualisht po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Ekonomistët gjermanë fajësojnë për situatën e krijuar procedurat administrative të komplikuaea dhe qasjen e autoriteteve të vizave. Ata kërkojnë zbutjen e rregullave të emigraciinit duke thënë se në Gjermani ekzistojnë vështirësi të mëdha për zgjerimin e sipërmarrjeve pikërisht sepse mungon fuqia punëtore.
Shoqata qendrore e zanateve në Gjermani, konfirmoi se aktualisht në këtë degë ka rreth 250 mijë vende të lira pune. Më tej ajo përsëriti apelin se ka nevojë emergjence për fuqi të kualifikuar pune. Një gjë e tillë mund të arrihet me kualifikimin e mëtejshëm në vend dhe rekrutimin e të gjitha potencialeve të brendshme, por dhe përmes prurjes së fuqisë punëtore nga jashtë. Dhe pse në këtë drejtim po bëhet gjithnjë e më pak.
Sipas analistëve forcat e kualifikuara që vijnë nga jashtë përballen me shumë pengesa. Sipas tyre duhet aplikuar sa më parë një procedurë e pakomplikuar dhe konsulatave dhe përfaqësive jashtë Gjermanisë, dhe pse aktualisht ato janë shumë të ngarkuara. Apeli i analistëve mbyllet me faktin se ende shumë gjëra në Gjermani kryhen në mënyrë manuale dhe jo në formë dixhitale; për këtë arsye nuk është pozitive që vendi ende nuk ka një kulturë mirëseardhjeje për fuqinë e kualifikuar punëtore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.