Gjermania plan ndihmash prej 65 miliard eurosh – Qeveria merr masa përballë rritjes së çmimeve
Gjermania ka miratuar një plan të ri ndihmash me vlerë prej 65 miliard eurosh kundër rritjes së cmimit të energjisë, menjëherë pas vendimit të Gazprom për të mos rifilluar furnizimet nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1. Kjo është paketa e tretë e ndihmave, dy të parat ishin prej 30 miliard eurosh, që miratohet nga koalicioni qeverisës i drejtuar nga kancelari Olaf Scholz, që e ka marrë postin prej dhjetë muajsh.
Në dokumentin e miratuar nga qeveria gjermane shkruhet se ky plan është një ndihmë e shpejtë për qytetarët dhe sipërmarrjet. Një ndihmë që u bë e domosdoshme si pasojë e rrijes së vazhdueshme të energjisë elektrike. Plani do të financohet kryesisht duke taksuar fitimet e mëdha të kompanive energjitike, të cilat do i garantojnë shtetit miliarda euro.
Ndër masat kryesore të miratuara në këtë plan ndihmash, është dhe ndihma për pensionistët 300 euro dhe studentët 200 euro për të paguar faturat. Gjithashtu do të ketë një biletë të re për transportin vendor në nivel kombëtar, që do të kushtojë 9 euro dhe do të jetë e vlefshme për një muaj. Qeveria gjermane synon të japë deri në 18 euro ndihmë në muaj për familjet që kanë një ose dy fëmijë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.