Gjysma e bashkive të Shqipërisë, të falimentuara – Ekspertët analizojnë pushtetin lokal në këtë vit zgjedhor
Gjysma e bashkive të shqipërisë janë të falimentuara. Mandati i qeverisjes lokale po mbyllet pa premtime të mbajtura.
Ka qenë ky apeli publik i z. Agron Haxhimali, ekspert i pushtetit vendor mbrëmjen e 9 janarit në emisionin SINTEZË në SCAN tv, i cili në analizën e tij insistoi se problemi i menaxhimit të qyteteve nis me kryebashkiaket e varur politikisht prej pushtetit qendror.
Nga ana tjetër, znj. Merita Toska, eksperte e zhvillimit ekonomik dhe financave ka deklaruar se bashkitë në shqipëri janë në masën mbi 70% të varura ekonomikisht prej qeverisë dhe nuk kane kapacitete dhe vizion afatgjatë për zhvillimin lokal
Avokati dhe pedagogu Marsid Gupi ka analizuar humbjen e identitetit të Tiranës si kryeqytet.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.