“Godinat mbi 50 vjet do të zgjidhen sipas interesave” – Pr.vendimi i qeverisë, Musai: “Kryqi i kuq” do ulë ndjeshëm çmimet e pronave
Projektvendimi i qeverisë për auditimin teknik të godinave mbi 50 vjet le në dorë të bashkive përzgjedhjen e ndërtesave që do të duhet t’i nënshtrohenkëtij procesi, duke lënë vend për përzgjedhje selektive në funksion të interesave të caktuara të zhvillimit të pronës”.
Arkitektja dhe pedagogia, Doriana Musai komenton për TV SCAN dokumentin, që i hap rrugë riparimit apo prishjes së godinave që do vlerësohen të pasigurta.
Po ashtu, ky process përjashton të gjithë grupet e interesit që përfshine në zhvillimin e territorit.
Paralelisht, Musai shton se një efekt negativ do të ketë me vlerën e pronave që do iu vendoset “kryqi i kuq”.
Ekspertja kërkon ndërmarrjen e një procesi të gjerë konsultativ, që mund të zgjasë edhe me vite, por që të finalziohet me një paketë të plotë, që garanton zhvillimin e qëndrusehëm të territorit.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.