Greqi, parku më i madh bregdetar në botë – Ish-aeroporti “Hellinikon” kthehet në një vend të gjelbëruar
Shembja e ndërtesave të ish-aeroportit ndërkombëtar të Athinës po vazhdon me shpejtësi, dhe në vend të tij do të ketë një oaz të gjelbër.
“Hellinikon” do të jetë një nga parqet bregdetare më të mëdha në botë, 600 mijë metra katrorë, dhe një rival ambicioz i hapësirave të gjelbërta të New York dhe Londrës. Kjo është faza e parë dhe më e rëndësishme e projektit ambicioz, i cili parashikon – brenda vitit 2025 – dhe 9 mijë njësi luksoze banimi, zyra, dyqane, 3 hotele dhe impiante sportive.
Drejtuesit e këtij projekti shprehen të bindur se kjo do e risjellë Greqinë në skenë dhe këtë herë për arsye të mira. Synohet që një numër i madh turistësh do të shkojnë në vend pikërisht për “Hellinikon”, për pikat arkitektonike të referimit, përzierjes së teknologjisë dhe mbrojtjes së ambjentit; si dhe do të jetë rasti i duhur për të thithur kapitalin e huaj në mënyrën më të mirë.
Një nga objektivat kryesore të projektit është ai i vlerësimit të rivierës së kryeqytetit me një gjatësi prej 3.5 kilometra. Porti turistik do të ketë 400 vende për varjat, ndërsa qytetarët do të mund të shfrytëzojnë një plazh publik me rërë të bardhë, 1 kilometër të gjatë.
Kostoja totale e investimit, që do të hapë vende pune për 85 mijë persona, është 8 miliard euro.
Kompania e ndërtimit ka krijuar një “Qendër Eksperience” e cila i lejon vizitorët që të shohin formën përfundimtare të projektit. Teknologjia lejon përjetimin e asaj që do të ndodhë pas tre vitesh.
Rreth 20 vjet më parë u inaugurua aeroporti ndërkombëtar i Athinës, që aktualisht është zemra e projektit më të madh të rikualifikimit urban në Europë. Një plan që prezanton qytetin si një destinacion të ri global në det.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.