Greqia, 13,2 miliardë euro ndihma për qytetarët – 10 miliardë euro, për subvencionimin e energjisë elektrike dhe gazit për familjet e bizneset
Qeveria greke ka vlerësuar se rritja e ekonomisë për vitin 2022 po rishikohet në 5.3% dhe 2.1% për vitin 2023, ndërsa Produkti I Brendshëm Bruto pritet të kalojë 200 miliardë euro. Gjatë një konference për mediat zë bashku me dy ndihmësit e tij, ministri i Financave Christos Staikouras, ka specifikuar ndërhyrjet për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset nga rritja e çmimeve.
Siç theksoi ai, kostoja e ndërhyrjes arrin në 13.2 miliardë euro në vitin 2022, prej të cilave 10 miliardë euro është kosto e subvencionimit të energjisë elektrike dhe gazit natyror për familjet dhe bizneset. Do të ndihmohen familjet në nevojë me 250 euro në muaj. Përfitues janë 1 milion pensionistë krahasuar me 634 mijë në prill me të ardhura mujore prej 800 euro kundrejt 600 eurove në prill. Kosto totale do të arrijë në 496 milionë euro.
Do të subvencionohen 250 mijë fermerë për rritjen e kostos së inputeve, me kosto 60 milionë euro, 50 mijë blegtorëve për rritjen e kostos së ushqimit të kafshëve, me një kosto prej 89 milionë euro.
Gjithashtu, do të rritet kompensimi për ngrohjen e familjeve. Një person beqar do të përfitojë 16.000 euro, në vit nga 14.000 euro më parë, ndërsa familja me dy bashkëshortët 24 mijë euro, plus 3,000 për çdo fëmijë. Shtesa nga 300 euro rritet në 350 euro dhe ata që konsumojnë naftë apo gaz të lëngshëm këtë vit do të kenë dyfishin e kompensimit për ngrohje. Kosto për këto kategori arrin në 300 milionë euro. Një ulje në koston e naftës për ngrohje përfshin 1.3 milionë familje me rreth 25 cent secila. Zgjatja e TVSH-së së reduktuar për kafe, pije dhe kinema deri në qershor 2023 me kosto totale 246 milionë euro.
Në këtë paketë adresohet edhe rritja e kostos së banesave, ku do të shtohet me 50% ndihma e strehimit studentor nga 1000, në 1500 euro në vit dhe në 2000 euro për dy ose më shumë studentë aplikantë. Me programin “Rinovoj-Kursej”, rreth 40 mijë të rinj mund të marrin kredi me interes të ulët. Gjithashtu, programi parashikon ndërhyrje specifike edhe për rritjen e pensioneve, pagave si dhe lehtësimin e shtresave të tjera të shoqërisë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.