Hiqen “pengesat” për marrje borxhi në tregjet e huaja – Ibrahimaj: Thjeshtojmë procedurën kur kërkohet reagim i shpejtë
Qeveria shqiptare ka thjeshtuar procedurën që duhet të ndjekë për të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare, duke e bërë fakultative detyrimin që të merret edhe miratimi i parlamentit ne raste emergjente.
Gjatë prezantimit të projektligjit për huamarrjen shtetërore, në Komisionin e Ekomonisë, Ministrja eFinancave Delina Ibrahimaj bëri me dije risitë, që prekin edhe ligjin mbi të ardhurat, për të cilat ka pasur rezerva nga ana e opozitës.
Ndryshimet në ligj parashikojnë gjithashtu rregullimin e skemës së garancive shtetërore, sa i takon ndjekjes së rikuperimit të vleres së detyrimit që paaguhet nga Ministria e Financave kuader të këtyre skemave si dhe ndjekjen epër kthimin e borxheve të ujsjellësave dhe bashkive.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.